Rrihet aktori i njohur në Tiranë, Laert Vasili: Kujtuan se isha femër

Oct 24, 2016 | 18:49

Rrihet në mes të rrugës aktori i njohur Laert Vasili.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Vasili është goditur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shyqyri Ishmi” dhe pas ngjarjes ka bërë denoncim në komisariatin nr. 1.

laert vasili 2

Mësohet se Laert Vasili ka deklaruar në polici se nuk e ka njohur personin që e dhunoi dhe se nuk ka konflikte me askënd.

”Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën”, ka deklaruar Vasili per Report Tv.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 23.10.2016, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, janë referuar materialet në Prokurorinë e rrethit Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal, pas kallzimit të shtetasit L. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në momentin që ka dalë nga banesa e tij në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se një shtetas i pa identifikuar e ka goditur me grusht pas koke.

Nga intervismi i kryer, shtetasi L. V., konfirmoj se nuk kishte konflikt me ndonjë person. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, po punojnë për identifikim e autorit të kësaj vepre.

© Panorama.al

Te lidhura