Revolta kundër qeverisë Rama, ekonomisti i njohur amerikan Steve Hanke: Revolucioni Flamingo s’duhet të harrojë fjalët e Thomas Jefferson, pak rebelim herë pas here është një gjë e mirë

Jul 16, 2026 | 9:52

Ekonomisti i njohur amerikane, Steve Hanke, profesor i Ekonomisë së Aplikuar në Johns Hopkins University, ka bërë një tjetër reagim për protestat masive që po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

steve hanke postimi

Në një postim në X, teksa ka ndarë pamje nga protesta, ai përcjell edhe një mesazh për qytetarët, duke thënë se nuk duhet të harrojnë fjalët e Thomas Jefferson, një nga etërit themelues amerikan dhe ish president.

“Pak rebelim herë pas herë është një gjë e mirë”, shkruan Hanke, duke cituar Thomas Jefferson, fjalë të cilat ia drejton protestuesve.

“Për të 45-tën ditë, MIJËRA shqiptarë PROTESTUAN në Tiranë kundër projektit të Jared Kushner dhe Kryeministrit Rama. Revolucioni Flamingo nuk duhet të harrojë fjalët e një Babai Themelues Amerikan dhe Presidentit të Dytë Thomas Jefferson: “Pak rebelim herë pas here është një gjë e mirë…“, shkroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura