Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin para Kryeministrisë në ditën e 47-të të revoltës së tyre për largimin e Edi Ramës.
Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje me një axhendë më të gjerë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Qytetarët, teksa mbajnë fjalimet e tyre përpara godinës së qeverisë, artikulojnë shqetësimet me të cilat përballen. Ata shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen derisa kryeministri Rama të japë dorëheqjen.
© Panorama.al












