Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Jul 16, 2026 | 8:58

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak.

arrestimi

Në pranga është vënë Roberto Malocaj pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 4 armë  (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu) dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Policia bën me dije se armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.

Njoftimi i policise: 

Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura