SHBA-të nisën një valë të re sulmesh kundër Iranit të mërkurën, ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëroi Teheranin se “duhet të sillet më mirë”. Ushtria amerikane bëri e dije se kishte shënjestruar kapacitetet ushtarake iraniane të përdorura për të kërcënuar anijet në Hormuz.
Nga ana tjetër, Teherani goditi objektiva ushtarake amerikane në rajon, në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani. Negociatori kryesor i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i tha medias shtetërore se Teherani nuk kishte “asnjë arsye” të zbatonte marrëveshjen nëse nuk përfitonte prej saj.
Trump kërcënoi të martën vonë se do të sulmonte urat dhe termocentralet nëse Irani nuk do të kthehej në bisedime javën e ardhshme.
I pyetur nëse do të jepte një afat përpara se ta bënte këtë, ai u përgjigj: “Nuk më pëlqen të jap afate, por ata pak a shumë e dinë, e dinë historinë… sillen më mirë”.
Presidenti amerikan shprehu gjithashtu bindjen se së shpejti Irani do të mposhtet.
“Së shpejti do ta mposhtim Iranin. Ata do të mposhten shumë shpejt. Atyre nuk u pëlqen ajo që po bëjmë dhe duan të bien dakord. Do ta zbulojmë nëse do të biem dakord me ta apo thjesht do ta përfundojmë“, tha Trump.
© Panorama.al












