Protesta e ditës së 55-të para kryeministrisë u mbyll me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi rama dhe qeverisë, si dhe pastrimin e klasës së vjetër politike.
Nën thirrjen “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë vërshuan bulevardit dhe rrugëve të Tiranës në atë që është kthyer si ecja maratonomake e tyre dhe e përnatshme në kërkim të Shqipërisë së Re.
“Nuk na përfaqësoni”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, “Opozitë e shitur”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Me Shqipërinë mos bëni pazar”, “Arresto Belindën”, “Parlamenti i krimit”, ishin shumë nga parullat, pankartat dhe thirrjet që u hodhën gjatë marshimit.
© Panorama.al

















