Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit.
Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.
Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte përfshirë i riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe dhe autori dhe viktima mund të kenë njohje me njëri-tjetrin.

I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.
Të shtënat dhe britmat
Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën: “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin.”
Vrasja ndodhi përpara një bari dhe selisë së afërt të Misericordia di Montecalvoli.
© Panorama.al












