PS mori mbi 61% të votave të diasporës, Rama mesazh emigrantëve shqiptarë në botë: Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores

May 20, 2025 | 8:19

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh shqiptarëve nëpër botë pasi PS ka marrë 61% të votave të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.

edi rama

Kreu i qeverisë ka falenderuar shqiptarët nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës e botës “që iu bashkuan trenit të fitores”.

Rama shprehet se kontributi i tyre nuk është thjesht në numra, por “nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE”.

“MIRËMËNGJES ? dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë?️”, shkruan Kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura