Në kryeqytet është thirrur një protestë qytetare para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur në sallën plenare po mbahet seanca e radhës.
Forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë perimetrin e zonës së Parlamentit, ndërsa janë vendosur edhe mjete të posaçme sigurie, përfshirë një autoblind dhe një autobot me ujë.
Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.
© Panorama.al












