Protesta qytetare para Parlamentit, deputetët e PS mbërrijnë dy orë para nisjes së seancës

Jul 2, 2026 | 9:10

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës plenare, në një ditë kur përpara Parlamentit do zhvillohet edhe një protestë qytetare, në vazhdën e protestave të nisura prej 32 ditësh, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.

parlament

Në të njëjtën kohë me seancën plenare, qytetarë mblidhen para godinës së Kuvendit për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Në terren janë dislokuar edhe mjete speciale, përfshirë një autoblin dhe një autobot me ujë, si pjesë e planit të masave për menaxhimin e protestës.

© Panorama.al

Te lidhura