VIDEO- “Hajdut…”- Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij! Thirrje edhe ndaj deputetëve të PD: Opozitë e shitur

Jul 2, 2026 | 9:15

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur sot me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit, në momentin e mbërritjes së tij për seancën plenare.

protesta makina e peleshit

Protestuesit kanë thirrur parulla kundër tij dhe mazhorancës, ndërsa një pjesë e tyre kanë hedhur miell mbi automjetin  e tij.

Teksa i hedhi miell, ata therrasin në kor, “Hajdut, o Hajdut…”.

deputetet e opozites

Mes thirrjeve të dëgjuara në protestë kanë qenë edhe slogane kundër klasës politike në tërësi, përfshirë edhe deputetë të opozitës, ndaj të cilëve janë artikuluar akuza si “opozitë e shitur”.

© Panorama.al

Te lidhura