Protestat masive, Spartak Ngjela: Rama në bashkëpunim me Vuçiç mendonte të shkatërronte Shqipërinë, por ai po shkatërron veten edhe…

Jul 15, 2026 | 18:32
Në një reagim në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjelën ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të shkatërrojë Shqipërinë në bashkëpunim me Aleksandar Vuçiç.
edi rama vucic
Ngjela shton se Rama tashmë po shkatërron veten dhe presidentin serb. Tirana dhe Shqipëria, e mbyll Ngjela janë bashkuar sot kundër Ramës.

Reagimi i Spartak Ngjelës:
Rama në bashkepunim me Vuçiç mendoi të shkatërronte Shqipërinë.
Por ai po shkaterron edhe veten, edhe Vuçiç.
Sepse nuk e njohin historinë, dhe sepse:
Te gjithë ata që kanë dashur të shkatërrojnë Shqipërinë, janë shkatërruar për veten e tyre.
Sepse, Tirana dhe Shqipëria sot janë në bashkimin e tyre kundër Kryeministrit Edi Rama.
Kjo ështe historia.
© Panorama.al

Te lidhura