PROF. DR. KIM DRASA UROLOG & SEKSOLOG
OAB konkretisht është një kondicion kronik dhe mbizotërues, për të dyja gjinitë (mashkull & femër) dhe që përcaktohet nga:
Rritje e frekuencës urinimit;
Urgjencë për të urinuar;
Urgjencë me inkontinencë (nuk e mban dot urinën deri sa të shkojë në banjë dhe laget, pavetëdije;
Nokturia (urinim natën).
Ky është përcaktimi nga Shoqata Ndërkombëtare e Kontinencës (ICS) (Urinim i kontrolluar). Si një sindromë me bazë simptomatike, OAB është e diagnostikuar gjerësisht dhe menaxhuar në përputhje me raportimin e pacientëve për probleme shqetësuese, në lidhje me vezikën urinare. Ndërsa OAB është sindromë jokërcënues për jetën, kjo mund të ketë thellësisht efekte negative mbi shëndetin si edhe mbi cilësinë e jetës (HRQL). Kjo shpjegon që qëllimet e trajtimit nuk kanë të bëjnë vetëm me reduktimin e simptomave shqetësuese, por gjithashtu duhet të japin përfitime që pacientet/tët perceptojnë, në kuptim të plotë. Përdorimi i raporteve, përfundimtare, të pakta (PRO), në kombinime me variantet e ditareve-bazë, tradicionale janë bërë më të zakonshme në studimet klinike për zhvillimin dhe efektin e medikamenteve, për trajtimin e OAB.
Pyetësori klasik për të diagnostikuar OAB është pyetësori OAB-q, i cili është përpiluar për të vlerësuar simptomat specifike, shqetësuese dhe impaktin mbi HRQL dhe është gjerësisht i përdorur në studimet për OAB. Ky pyetësor është vlerësuar dhe është përkthyer në 27 gjuhë. Këtë pyetësor e kam bërë gati edhe në shqip dhe ia bëj secilit pacient ose secilës paciente që paraqitet, në klinikë me këto simptoma. Pyetësori OAB-q ka demonstruar qëndrueshmërisht dhe besueshmërinë në vlerësimin dhe përgjigjen pozitivisht ndaj trajtimit midis kontinencës dhe inkontinencës te personat me OAB. Për më tepër, diferenca e rëndësishme, minimale, shumë më e ulur e ndryshimeve që një paciente/t percepton si kuptim plotë ose benefice është përcaktuar me qenë 10 pika, për secilën shkollë ose fushë studimi të OAB. Ky është një atribut i rëndësishëm, sikundër jo të gjitha gjetjet sinjifikante, statistikisht, janë klinikisht të lidhura dhe nga i njëjti burim, disa gjetje sinjifikante jostatistikore veçanërisht në studime, të vogla, mund të jenë perceptuar, jo krejt kuptimplote nga pacientet/tët.
Një nga problemet më të mëdha në fakt është që natyra e shkaktimit të OAB është akoma e panjohur. Gjithashtu, drejtim aktual i studimeve për këtë problem bëhet nga kompanitë farmaceutike, të cilat janë duke kërkuar për të gjeneralizuar të dhënat për të marrë aprovimin për licencimin e medikamenteve, të përshtatshme, për të eliminuar këtë sindromë, shumë shqetësues. Akoma nuk ka konsensus se sa duhet të jetë kohëzgjatja ose në se trajtimi duhet të vazhdohet periodikisht ose kur kërkohet, dëshirohet nga pacientja/ti.
TRAJTIMI
Një listë e gjatë me medikamente është përdorur për të mjekuar mbiaktivitetin e vezikës urinare (OAB).
Gjatë këtyre 30 viteve, efektet e shumicës së këtyre medikamenteve nuk janë të dokumentuara, në studime klinike dhe jo të aprovuara për t’u përdorur. Objektivi i këtyre mjekimeve, në pjesën më të madhe ishte muskuli DETRUSOR (muskuli kryesor që komandon vezikën urinare) dhe Kontraksionet e muskulit Detrusor dhe përfshirja më e madhe ishte shkaktimi (si efekt anësor) i Retensionit urinar akut si shkak i rrënjës së fuqisë kontraktuese të muskulit Detrusor.
Medikamentet Antimuscarinics, me ose pa ndihmë të veçantë, për të luftuar këtë sindromë janë përdorur gjerësisht, gjatë këtyre viteve. Një medikament, i pastër, antimuscarinics që quhet Tollterodine është përdorur me sukses të plotë. Suksesi i Tolterodinës ndaj sindromit të OAB, hapi një fushë të re për përdorimin edhe të medikamenteve të tjera, me një ndryshim të lehtë midis tyre, në profilin farmakologjik.
Në muskulin Detrusor (të njerëzve), B3-adrenoceptor ka qenë zbuluar që është subtype predominant dhe së bashku me B2-AR merr pjesë direkt në relaksimin e muskulaturës të lëmuar, të muskulit Detrusor.
Medikamenti Mirabergon është aprovuar për trajtimin e OAB, në USA, Europë dhe Japoni.
Botulinumtoxin (BoNT) është një neurotoxin e prodhuar nga Clostridium botulinum, përfshin 7 subtype.
Disa studime kanë dokumentuar efektet klinike të Onabotulinum toxin A, në të dyja rastet e mbiaktivitetit të Detrusorit, për arsye neurogenike ose idiopatike ku ky pakëson episode e inkontinencës; frekuencës; urgjencës dhe përmirësimin e Cilësisë së jetës.
V.O. Në Shqipëri vetëm unë kam bërë studime për këtë sindromë dhe ato janë aprovuar, në kongrese botërore në US, Europë.
Studimi ka marrë në shqyrtim efektivitetin e medikamenteve që aktualisht përdoren për këtë sindrome. Në studim u përfshinë 78 pacientë/te, në moshë mesatare 60-70 vite. Pacientët/tet në fillim u vlerësuan në kanë apo jo këtë sindromë dhe kjo u bë duke përdorur pyetësorin: OAB Symptom Score (OABSS); Shkallën e efektivitetit klinik të mjekimit;Efektet anësore; Shkallën e kënaqësisë (Satisfaction Scale-SS) të pacientit gjatë mjekimit, krahasuar me dy medikamentet që janë, në Shqipëri:1) Solifenacin Suçinate vs 2) Oxybutynin.
Në fund të studimit u pa qartë që Solifenacin Suçinate ishte më efektiv sesa Oxybutynin.
Studimin e paraqita në kongresin vjetor të urologjisë amerikane (AUA), me sukses absolut.
Histori: Dr. Maksut Drasa (Gjeniu i shek.20të) midis 100 porosive, më ka lënë edhe këtë: “Kujdes kur bën pyetje në kongrese ndërkombëtare se drejtuesit e seancës të vlerësojnë edhe nga cilësia e pyetjes”. Kësaj porosie i kam shtuar edhe këtë që e krijova vetë: “Kur u bëj pyetje moderatorëve të seancave, u jap edhe përgjigjen time para se ta thonë drejtuesit e seancës”. Kjo shtesë më bëri që të bëhem me famë, në USA.
Pyetja: “Medikamentet e këtij sindromi kanë dy efekte anësore shumë bezdisëse: 1) Tharje të gojës dhe 2) Konstipacion.
Konkretisht kur ju vjen pacienti dhe ju ankohet për këto dy efekte anësore që po e shqetësojnë dhe ju pyet se si të bëjë: Ta ndërpresë mjekim, apo ta vazhdojë”? Dhe përgjigja ime para amerikanëve ishte: “Lage gojën disa herë dhe përdor laksativë për konstipacioni, për një javë dhe në qoftë se ndjehesh mirë, vazhdoje mjekimin, kurse në të kundërt ndërprite mjekimin dhe hajde për konsultë”.
Drejtuesi seancës Prof. Scott A MacDiarmid (specialist në Inkontinencën femërore/mashkullore; dysfunksion i urinimit..); (President Aleancës Urologëve, të Americkës) u surprizua dhe nga ai moment filluam bashkëpunimin shkencor,në fushën e OAB.
Dhe kur morra titullin “Profesor” nga 7 profesorë që duhet ta aprovonin, duhej edhe një profesor i huaj që prof. Scott e bëri me kënaqësi dhe me një tekst suprizues: “ Pavarësisht nga raportimet e studimeve klinike, të bazuara në të dhënat objektive, subjektive dhe cilësisë së jetës, pjesa më e madhe e pacienteve/tëve janë trajtuar në bazë të modelit tradicional, të historisë të sëmundjes, ekzaminimit urodinamik dhe zgjedhjes së pacientes/it për llojin e mjekimit. Studimet klinike janë duke parë të dhënat. Pra, nëse një trajtim është më efikas se një tjetër trajtim. Rezultatet përfundimtare për trajtimet e duhura mund të mos arrihen sepse një pranim jo-real i pacientes/ tit, e cila, gjithashtu mund të jenë të pakënaqur nga komplikacionet e medikamentit. Ky reagim jo i kënaqshëm i pacientes/tit ndaj mjekimit ndodh për shkak të komunikimit të varfër pacient/mjek dhe si rezultat i kësaj, pacientja/ti mund të dështojmë në kuptimin e trajtimit që ai/ajo janë duke përdorur. Fillimisht trajtimi e kësaj sindrome është konservativ për urgjencën urinare me incontinence (pacientja/ti nuk arrijnë të shkojnë në tualet normalisht pa u lagur. Ky trajtim quhet terapia e sjelljes dhe është akoma pikë kyçe e trajtimit të simptomës, më agresive, urgjencë-inkontinencës.
Analizat studiuese nxjerrin në pah se ka evidencime, të fuqishme, të cilat sugjerojnë që ushtrimet fizkulturore, të dyshemesë pelvike (Baçinit) ishin e janë efektive në reduktimin e simptomave të inkontinencës urinare, të theksuara (SUI). Por, ka akoma diskutime për vlerësimin se kush është më e mira midis këtyre ushtrimeve, me intensitet, të lartë ose intensitet të ulur për të arritur performancën e duhur. Gjithashtu nuk ka ndonjë ndryshim midis ushtrimeve të dyshemesë pelvike me/ose pa bio feedback. Studimet mbi elektrostimulimin elektrik sugjerojnë që elektrostimulimi është superior ndaj elektrostimulimit të rremë. Përfundimisht.
OVERACTIVE BLADDER (VEZIKA URINARE MBIAKTIVE) është DINAMIC SYNDROME.
SYMPTOMAT:
Urgjenca për të urinuar.
URGJENC ME INKONTINENCE: Pacientja/ti kanë urgjencë për të urinuar dhe nuk arrijnë dot në tualet, por lagen rrugës për në tualet.
INKONTINENCE: Pacientja/ti nuk e kontrollojnë dot urinimin dhe detyrohen të rrinë me peneline se urina iu pikon shpesh gjatë ditës ose natës.
FREKUENCË: Pacientja/ ti urinojnë shpesh gjatë 24 orëve (normalja e urinimit është jo më shpesh se 2 orë).
ZGJOHEN: Pacientja/ti zgjohen disa herë gjatë natës për të urinuar (normalja, mbi 50 vjeç është vetëm 1 herë gjatë natës kurse në moshë të re është 0 herë). (Sqarim që zgjimi natën të jetë vetëm nga nevoja për të urinuar. Jo si për rastet që mund të zgjohen për patologji të tjera).
Të pesta simptomat maten me shifrat 1-5 dhe po qenë mbi 5, situate është alarmante.
(II) Prevalenca e këtij sindromi është më e përhapur tek gratë. Influenca ka rritja në moshë, menopauza, lindja e bebes, kompleksiteti me etiologjine e OAB dhe LUTS, tek femrat.
(III) Stres Urinari Incontinence (SUI) rritet si shifra tek gratë deri në moshën 65 vite kurse sindromi OAB ndodh e kundërta, pra rritet si shifër te gratë mbi 65 vite.
(IV) Simptomat e OAB shpesh ngatërrohen me simtomat e SUI.
(V) Procesi i rritjes në moshë rezulton në: deficiencë në sfinkterin uretral intrinsic dhe kjo rrit prevalencën e UI (Urinari Incontinence) dhe mundet të forcojë ndodhinë e Detrusor Overactivity (DO) dhe simptomat e OAB.
(VI) Ndryshimet patologjike të Uroteliumit me rritjen në moshë. Pacientet/tët e moshuar kanë incidencë më të lartë të Comorbiditis siç janë: -Sëmundjet neurologjike degjenerative; -Diabeti tip 2; -Artritet degjenerative; -Efektet negative të medikamenteve për patologji të tjera; -Kirugjia Pelvike; -Keqësimi i kondicionit gjeneral që mund të limitojnë aktivitetet ditore, të grave.
(VII) Sindromi metabplik shoqërohet me OAB, në gratë.
(VIII) Efektet anësore, më të bezdisshme të medikamenteve për trajtimin e OAB janë: tharja e gojës dhe konstipacioni dhe fatkeqësisht mund të ndodhi: -Retensioni Urinar Akut (bllokimin akut i urinës).
(IX) Medikamentet cilësore akoma nuk janë përcaktuar, shkencërisht.
(X) Aktualisht më të përdorura janë: Soliphenacin suçinate; Mirabegron; Fesoterodine fumarate.
(XI) Medikamentet janë agonist të human 3-AR.
(XII) Mekanizmi i medikamentet është se ato krijojnë relaksim muskulaturën lëmuar të Detrusor dhe kështu rrisin kapacitetin e vezikës urinare.
(XII) Absolutisht, medikamentet caktohen nga një specialist i rangut, të lartë (personalisht) sepse duhet të kihen parasysh: Mosha e pacientes/tit, Comorboditis; Ndërhyrjet kirurgjikale në Pelvis (Bacini); Medikamentet që po përdor për sëmundje të tjera.
(XIII) Absolutisht, kryesorja, për mua është rregullimi i cilësisë së jetës (Quality of Life). Pra, të ndihmoj njerëzit që t’i afrohen sa më shumë jetës normale si në rastin konkret që pacientet/tët të urinojnë sa më normalisht.
(XIV) Absolutisht, duhet të vini patjetër, në klinik (Cel.068-29-20-327) për t’ju përcaktuar diagnozën ekzakte se vetëm kështu mundet t’ju përmirësoj cilësinë e jetës.
(XV) Diagnozat diferenciale bëhen me patologji shumë afër me ngjashmëritë në simptomat dhe kjo e vështirëson përcaktimin e sakatë që kemi OAB apo jo dhe këto diagnoza janë: SUI, DO, LUTS, BPE.
XVI) Absolutisht, përmirësimi i Quality of Life (cilësia e jetës) është prioriteti im dhe ky fakt më ka bërë me famë, në USA.
/Gazeta Panorama
© Panorama.al













