Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me thikë një të mitur.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë.
Policia njofton se për motive të dobëta, çifti ka dëmtuar me mjet prerës, thikë, në pjesën e dorës, një të mitur.
Po ashtu, mësohet në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi me iniciale E. B., 39 vjeç, djali i çiftit të bashkëshortëve, pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës”, njofton policia.
© Panorama.al












