Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut!

Jan 22, 2026 | 19:30

Liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen për herë të parë pas një shekulli në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

liturgjia maqedoni

Ceremonia u krye në ujërat e Radikës, që u bekuan në gjuhën shqipe, një ngjarje me një domethënie të thellë, jo vetëm fetare, por edhe kulturore dhe njerëzore.

Liturgjia u këndua nga At Nikolla Kojdheli dhe u dëgjua përgjatë kreshtave të Rekës së Epërme.

Ky bekim i ujërave u cilësua si një moment simbolik dhe historik, që shënonte shndërrimin dhe hapjen, duke sjellë mesazhe të fuqishme për bashkimin dhe përjetësimin e vlerave të të kaluarës.

Ky moment i veçantë u bë i mundur me iniciativën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, dhe peshkopit të Antaninskit, Partenij, që kontribuuan për ta realizuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Bekimi i ujërave të Radikës, në frymën e kësaj feste të shenjtë, përfaqëson një shfaqje të qartë dhe konkrete të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, që ka pasur një ndikim të thellë te të gjithë ata që morën pjesë dhe e ndoqën ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura