Mijëra qytetarë shqiptarë kanë marrë pjesë në protestën e 55-të në bulevardin para Kryeministrisë teksa krijuan varg kilometrik në marshimin e tyre të përnatshëm rrugëve të Tiranës.
Teksa kaluan nga bulevardi për në zonën e “Shallvareve” ata kënduan dhe hodhën thirrje për dorëheqjen e qeverisë, duke ndjekur më tej bulevardin drejt zonës së “Pallateve Agimi” dhe segmentin anash Lanës, me drejtim për nga “Sami Frashëri”, ish-Ekspozita dhe “Vasil Shanto”.
Të tjera parulla dhe thirrje ishin edhe:
“Parlament analfabet”, “Bashkohuni me ne”, “Ju erdhi fundi”.
Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkoheshin këtij marshimi tradicional kundër politikës së vjetër.
Të tjera thirrje e parulla që spikasnin ishin ato si:
“Atdheu është i yni, jo biznes privat”
“Rama jepe dorëheqjen”
“Arrestoni Ramën”
“Rama në burg, Berisha në burg”
“Shqipëria kërkon revolucion”
“Shqipëri e re”
“Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”
“Poshtë diktatura”
© Panorama.al


















