DETAJI+VIDEO/ Ambulanca me sirena urgjencë në bulevard, protestuesit i hapin rrugën dhe e duartrokasin!

Jul 24, 2026 | 21:54

Një detaj interesant dhe pikant u shënua nga protesta e sotme e 55-të në bulevardin e Tiranës.

Ndërsa mijëra qytetarë me thirrje, parulla e pankarta marshonin në rrugë, u dëgjua sirena e një ambulance që kërkonte të kalonte me urgjencë mjekësore.


Sirenave të saj qytetarët iu përgjigjën menjëherë duke krijuar një kordon dhe hapësirë në rrugë që të kalonte.

ambulanca proteste

Shumë prej tyre e përcollën nëpërmjet thirrjeve dhe duartrokitjeve, për të vijuar më pas me marshimin dhe ovacionet për dorëheqjen e qeverisë.

bulevard marshim2

© Panorama.al

Te lidhura