FOTOLAJM/ Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni! Pankarta me 140 “krimba”

Jul 24, 2026 | 21:53

Një tjetër mesazh simbolik është shfaqur gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, ku protestuesit kanë shkruar në bulevard një shkrim gjigand me mbishkrimin “Nuk na përfaqësoni!”.

nuk na perfaqesoni protesta 55 140 krimba shenimi (1)

Po ashtu ndër pankartat që ra në sy në protestë, ishte edhe një shkrim i lënë në tokë ku shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba.

nuk na perfaqesoni protesta 55 140 krimba shenimi (3)

Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Edhe me këtë instalacion protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj përfaqësuesve politikë se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Pankarta u vendos në hapësirën ku prej 55 ditësh zhvillohen protestat kundër qeverisë dhe ku kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

nuk na perfaqesoni protesta 55 140 krimba shenimi (4)

nuk na perfaqesoni protesta 55 140 krimba shenimi (6) nuk na perfaqesoni protesta 55 140 krimba shenimi (5)

© Panorama.al

Te lidhura