Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Blushi te “Ligjet”: Po mbroni korrupsionin, atentat ndaj shtetit të së drejtës! Replikon Manja: Na trembe, thashë ç’ka ndodhur që në mëngjes!

Feb 16, 2026 | 12:14

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hodhi akuza ndaj maxhorancës se po i bën atentat shtetit të së drejtës me ndryshimin e propozuar në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale për çështjen e pezullimit të zyrtarëve nga detyra.

blushi te ligjet

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së tha se shqiptarët do të arrestohen për parkimet dyshe, ndërkohë që maxhoranca kërkon të mbrojë korrupsionin e zyrtarëve të vet me këtë ndryshim ligjor.

Sot i keni vënë dermën reformës në drejtësi. Nuk iu mbrojnë ligjet. Të tilla s’e kanë mbrojtur Enver Hoxhën ligjet më represive. Mos mendoni se do t’iu mbrojnë këto ligje nga revolta e qytetarëve.”, tha Blushi, duke e cilësuar këtë ndryshim të propoziar si një atentat që po i bëhet shtetit të së drejtës.

Në replikë, kryetari i Komisionit Ulsi Manja e ironizoi teksa tha se “unë thashë se ça atentati ka ndodhur se na trembe që në mëngjes.”

Pjesë nga diskutimi:

Tedi Blushi: Një akt i paprecedentë në plularizëm që një parti në pushtet prezanton një nisme antikushtetuese, një nismë që garanton imunitet nga korrupsioni. Megjithatë, me të tilla qëndrime ju mos mendoni se do të shpëtoni nga ajo revoltë dhe zemëratë e qytetarëve që sot rrezikojnë të hyjnë në burg për parkimin dysh nga një maxhorancë e cila u certifikua sot zyrtarisht si mbrojtësja e korrupsionit. Të tilla akte, atentat ndaj shtetit të së drejtës. Sot i keni vënë dermën reformës në drejtësi. Nuk iu mbrojnë ligjet. Të tilla s’e kanë mbrojtur Enver Hoxhënligjet më represive. Mos mendoni se do t’iu mbrojnë këto ligje nga revolta e qytetarëve.

Ulsi Manja: Unë thashë se ça atentati ka ndodhur se na trembe që në mëngjes. Nuk shoh edhe xhepin në sallë. Se ti zakonisht lajmet për atentate ti sjell…Të bëhemi pak seriozë se po diskutojmë një marrëveshje ndërkombëtare. Për këtë nismën sot, do të vijë në komisionin e ligjeve dhe do të kesh kohën të diskutosh në parim, nen për nen dhe në kohën e duhur. Fatmirësisht edhe një nga nismëtarët e ke këtu. Ti e ke thënë vetë se vjen nga fusha e gazetarisë dhe nuk je jurist por kjo nuk do të thotë se nuk merr njohuri juridike se di të lexosh. Lexo relacionin e nismës dhe do të gjesh të gjitha përgjigjet. Askush nuk është mbi ligjin, bëhet fjala për masat ndaluese që ka Kodi i Procedurës penale por ti nuk je jurist.

© Panorama.al

Te lidhura