Igli Tare i ka idetë e qarta se cilat janë çështjet që duhet të zgjidhë në ditët e ardhshme të merkatos. Para ndeshjes ndaj Leçes, ai ka folur për situatën e merkatos në hyrje, por edhe një rinovim të rëndësishëm, siç shpjegoi për mikrofonin e “DAZN”.

“Për kthimin e Kamarda do të flasim pas ndeshjes. Nga të gjitha palët e përfshira ka një buonsens ndaj do të vendosim çfarë do të bëjmë.
Mbrojtja? Padyshim do të jemi të vëmendshëm në merkato dhe nëse do të ketë diçka që mund të na ndihmojë, do ta realizojmë padyshim. Për momentin jemi në rregull kështu.
Rinovimi i Menja? Mbetet vetëm që të ulemi në tavolinë dhe pastaj do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje. Majk është shumë i lidhur me këtë klub i cili ka dëshirë që të ecë përpara me të.
Brenda javëve të ardhshme do të kem një përgjigje përfundimtare, por jam gjithmonë pozitiv ndaj këtyre gjërave”, tha Tare, duke lënë të kuptohej se mund të kishte shpejt një akord zyrtar me portierin.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











