Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga SPAK tha për gazetarët se kryeministri Rama do i kishte hedhur vartëses së tij, Bleinda Ballukut, plumb të shkrirë në vesh nëse në dosjen e saj, nuk do përmendej dhe ai.
Sipas Berishës, në dosjen e aferave të Belinda Ballukut, në çdo dy rreshta pamendet Rama dhe në të tretin Balluku.
“Ju kujtohet Makbethi, se si shkoj ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë në vesh. Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai, po të mos qe halli se dosja flet 2 rreshta për të dhe një rresht për Lubinë”, tha Berisha.
Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në ndërtimin e tunelit të Llogarasë si edhe për tenderat e loteve të Unazës së Madhe.
© Panorama.al











