Ka ndërruar jetë sot rreth orës 7 të mëngjesi, në moshën 86- vjeçare, ish- presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia.
Alia ishte shtruar disa herë në reanimacion për shkak të problemeve të tij shëndetësore kryesisht me mpiksjen e gjakut në mushkëri
Ramiz Alia u lind më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç.
Kush ishte Ramiz Alia!
Ramiz Alia lindi më 1925 në Shkodër. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi zotin Ramiz Alia, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 zoti Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
© Panorama.al











