“Mos bëj akte dhune, s’keni të drejtë të prekni!” – Protesta për projektin TID, tensione mes banorëve, Igli Carës dhe policisë: Ej është deputet ai mo! Jeni në terezi ju!

Feb 14, 2026 | 15:18

Momente tensioni gjatë protestës që zhvilluan banorët që preken nga projekti TID para bashkisë së Durrësit, ku sot ishte edhe Edi Rama.

tensionet durres, projekti tid

I pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, Igli Cara, i cili tensionet me policinë pasi kjo e fundit shoqëron disa persona. Disa të pranishëm që janë aty i drejtohen efektiëve që të mos bëjnë akte dhune dhe se nuk kanë të drejtë të prekin asnjë njeri. Në një moment, njëri prej tyre, i drejtohet policëve për Carën se ai është deputet dhe se nuk mund ta prekin.

LEXO EDHE: VIDEOLAJM- Zbardhet debati pa media i kryeministrit me banorët e Durrësit! Rama: Ika fare, ju do dilni të humbur, mos më bëni karshillik me komunista se…! Jam dakord, vlera shpronësimit është e padrejtë

“Mos bëj akte dhune, nuk keni të drejtë ta prekni. Nuk keni pse e prekni. Ca bëni mo ej, është deputet tjetri. Jeni në terezi ju apo jo.”, dëgjohet të thonë banorët.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, pas daljes nga bashkia, ku mbajti takimin me banorët që preken nga projekti, tha se diskutimi ishte konstruktiv.

Kryeministri theksoi se ata që krijojnë situata qesharake, sipas tij, nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura