Morën fshehurazi automjetin e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet identiteti i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Athinë! Dy shokët e tij u plagosën

Feb 14, 2026 | 14:59

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në një aksident automobilistik në Greqi.

WhatsApp Image 2026-02-14 at 14.35.27

Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dhimokratias” në zonën Luca në periferinë e Athinës.

Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe në vazhdim së bashku me dy shokët e tij, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.

Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg. Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të drejtorisë së policisë së Athinës.

© Panorama.al

Te lidhura