Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola: Do të rrethojmë edhe Parlamentin dhe ministritë! Qëndrojmë këtu derisa të shporren

Jun 20, 2026 | 21:20

Aktivisti Arben Kola ka bërë me dije se qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës do ta vazhdojnë deri në shporrjen e tyre.

Ai theksoi se Kryeministria është rrethuar nga mijëra qytetarë shqiptarë, duke shtuar se do të rrethojnë edhe parlamentin e ministritë.

“Kanë bllokuar autostradën për të mos lejuar njerëzit për të ardhur në Tiranë. Kryeministria është rrethuar. Parlamenti dhe të gjithë ministrisë po rrethohen. Do qëndrojmë këtu deri sa të shporren”, u shpreh aktivisti Arben Kola.

© Panorama.al

Te lidhura