“Pozitë dhe opozitë ju tradhtarë, që mbani pushtetin si sulltan”- Shqiptari nga Diaspora: Partitë gënjejnë me 1001 të zezat e tyre, populli paguan haraçet

Jul 10, 2026 | 20:23

Pjesë e protestave të fuqishme qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij janë bërë edhe mjaft shqiptarë nga diaspora.

protesta emigranti

Një prej tyre mori fjalën në protestën e 41-të duke theksuar se populli po vuan haraçet e dy partive kryesore PD dhe PS.

Sakaq shtoi se kohës së tyre do iu vijë fundi shumë shpejt.

Shqiptari nga diaspora: Pozita dridhet dhe spërdridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita i ëndërron dhe do ti arrijë me çdo mjet. Përfundimi, populli i heq të gjitha. Ngel në mes dhe paguan haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur  sipas synimit të tyre. Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë. Do vijë fundi juaj. Koha do iu nxjerrë të shplarë në Pazar. Nuk mund të kishit dinjitet për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura