Edhe sot mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë në protestën e 41-të kundër qeverisë Rama.
Një prej aktivistëve u shpreh se protesta e ka fituar tashmë betejën e numrave dhe ka treguar rezistenc
Sakaqm shtoi se Ramën dhe qeverinë po gërryen dita-ditës dhe kjo tregohet qartë nga postimet e tyre në rrjetet sociale.
Aktivisti: Mos bini në kurthin e atyre që duan ta kthejnë protestën në çështje numrash. E kemi fituar atë betejës, se kemi prodhuar protestat më të mëdhaja që ky vend ka parë. Nëse dikush mendon se ka një protestë në numra më të mëdha se kjo le të na e tregojë. Është një luftë qëndrueshmërie. Rezistencë sepse qëndrueshmëria jonë këtu për 41 ditë këta po i gërryen dita ditës. Janë në proces gërryerje çdo ditë. Mjafton të shikoni çdo ditë postimet e tyre në rrjete, janë postime që shprehin panik, janë postime që janë me shpatulla pas murit. Dua të them se këta që e premtojnë Europën, vetëm Europën që nuk po e sjellin, këta na akuzojnë agjentë të Iranit, këta po sillen si Irani. E keni parë që kanë krijuar një polici virtuale morali me në krye Taulant Balla që na del dhe na tregon si duhet të jetë një protestues. A mundet një qeveri e inkriminuar të na bëjë moral? Ky kryeministër e nis ditën në mëngjes duke postuar fletë rruge digjitale. Ta shporrim këtë mendësi komuniste që na udhëheq për më shumë se 36 vite.
© Panorama.al












