Thyhet rekordi i Ernest Muçit, Trabzonspori bën goditje në merkato

Jul 10, 2026 | 19:54

Ernest Muçi u kthye pak ditë më parë në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Trabzonsporit, por zyrtarisht ai nuk është më transferimi më i shtrenjtë në histori. Klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e Aral Shimshir nga Midtjylland për 13 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri në merkaton e klubit turk.

muci

Deri tani, vendin e parë e mbante sulmuesi shqiptar, operacioni i të cilit i kushtoi Trabzonsporit rreth 10 milionë euro në total, duke përfshirë pagesën fillestare të huazimit, blerjen përfundimtare dhe bonuset e parashikuara në marrëveshje mes klubit të tij aktual dhe Beshiktashit, ish-skuadrës nga e cila Muçi u largua.

Me transferimin e Shimshir, Muçi zbret në vendin e dytë në listën e blerjeve më të shtrenjta të historisë së klubit.

Futbollisti 24-vjeçar fi rmosi një kontratë katërvjeçare me Trabzonsporin, ndërsa klubi turk do t’i paguajë Midtjyllandit 13 milionë euro në shtatë këste, duke i garantuar gjithashtu skuadrës daneze 15% të fi timit nga një shitje e mundshme në të ardhmen.

Sakaq, Muçi tashmë pret fillimin e sezonit të ri dhe javët në vazhdim, mund të ketë edhe një vendim përfundimtar për të arhdmen e tij, nëse do të jetë me Trabzonsporin, apo do të largohet këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura