Një protestues ka renditur disa prej arsyeve që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila sot shënon 41 ditë.
Ai përmendi shpopullimin, papunësinë, rritjen e çmimeve dhe problematikat në administratën publike si disa nga shqetësimet kryesore të qytetarëve.
Duke komentuar financimin e koncertit të Kanye West me fonde publike, ai tha se paratë duhet të shkojnë për qytetarët, pasi siç tha ai, 85% e popullsisë janë të varfër.
“Nuk e ka tagrin Shqipëria që të bëjë një koncert 4.2 milionë euro, kur 85% e popullsisë janë të varfër. Të bësh një koncert me lekët e buxhetit të shtetit do të thotë që është vrasje për popullsinë”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se një tjetër arsye e daljes në protestë janë pensionet dhe gjendja ekonomike e qytetarëve.
“Nëpër zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë. Pastaj çmimet e ushqimeve, të gjitha janë shtrenjtuar. Ngrenë rrogat dhe pensionet me 5 mijë lekë, ndërsa rrisin ushqimet me 20 mijë lekë. Çfarë mirëqenie është kjo?”, u shpreh protestuesi.
Protestuesi: Sot është dita e 41-të. Arsyet janë të shumta, është shpopullimi, papunësia. Të gjitha këto na bëjnë që ne të marrim pjesë në protestë. Nuk e ka tagrin Shqipëria që të bëjë një koncert 4.2 milionë euro, kur 85% e popullsisë janë të varfër. Të bësh një koncert me lekët e buxhetit të shtetit do të thotë që është vrasje për popullsinë.
Kur pensionet janë më të ulëtat në të gjithë Europën, kjo është arsyeja që dalim në protestë. Është dita e 41-të dhe nuk e kemi ndaluar asnjë sekondë këtë protestë. Do të vazhdojmë deri në fund.
Nëpër zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë. Kudo që shkon nuk mbaron punë. Pastaj çmimet e ushqimeve, të gjitha janë shtrenjtuar, po thuajse 10-fish. Ngrenë rrogat dhe pensionet me 5 mijë lekë, ndërsa rrisin ushqimet me 20 mijë lekë. Çfarë mirëqenie është kjo? Kjo është vrasje për të gjithë qytetarët.
© Panorama.al












