PAMJE/ Përfshihet nga flakët një banesë në qendër të Durrësit, shkrumbohet totalisht nga brenda

Jul 10, 2026 | 18:53

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në qendër të Durrësit.

zjarri durres

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 3, pranë kishës në qendër të qytetit. Banesa rezulton të ketë qenë e pabanuar.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, si edhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

zjarri durres 2

zjarri durres 3

© Panorama.al

Te lidhura