Diant Ramaj kërkon largimin nga Borusia Dortmund. “Bild” raporton se portieri shqiptar dëshiron të jetë portier i parë, një mundësi që nuk mund ta ketë te Dortmundi.

Dhe klubi po ashtu është i hapur për largimin e portierit të lindur në Shtutgart. Për herë të fundit mbrojti si titullar portën e Heidenheim, që ra nga kategoria.
Ramaj nuk do të largohet pa një shifër disa milionë euro nga Dortmundi. Klubi gjerman paguante 5 milionë euro në shkurtin e vitit 2025, duke menduar se do të ishte pasues i Kobel një ditë. Kontrata i përfundon pas tre viteve.
Mundësia e Ramajt që të luajë me Shqipërinë apo Kosovën ekziston. Fakt është se 24-vjeçari deri tani ka qëndruar në pritje të ftesës së Gjermanisë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











