Ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 35-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke

Jul 10, 2026 | 17:54

Aktorja turke Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë në moshën 35-vjeçare.

Ece Irtem (3)

Fillimisht u raportua se ajo kishte vdekur nga një sulm në zemër, ndërsa më pas u ngritën dyshime se mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Pas kërkesës për hetime të mëtejshme dhe një autopsie të re, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi ka përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas raportit, Ece ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga alkooli etilik. Në analizat mjeko-ligjore u gjet një nivel i lartë i alkoolit në gjakun e saj, rreth 395 mg/dl, dhe u konkludua se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit nga etanoli.

Ece Irtem (4)

Më herët, familja e saj kishte ngritur dyshime për një lidhje të mundshme me një kafshim majmuni gjatë pushimeve në Tajlandë, pasi në krahun e aktores ishin vërejtur disa shenja.

Avokati i saj kishte kërkuar që edhe kjo mundësi të shqyrtohej gjatë autopsisë, për shkak të rrezikut të komplikimeve si infeksionet e rënda.

Në deklaratën e saj, nëna e aktores kishte treguar se natën para vdekjes kishin qenë në një festë ditëlindjeje dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.

Ajo deklaroi se vajza e saj kishte konsumuar shumë alkool dhe përdorte edhe medikamente të forta kundër depresionit. Gjithashtu zbuloi se e kishte gjetur të bijën pa shenja jete mëngjesin e ardhshëm.

Ece Irtem (1)

© Panorama.al

Te lidhura