TRONDITËSE! Hija e Eskobarit, futbollisti i Kolumbisë kërcënohet me jetë dhe merr vendimin drastik

Jul 10, 2026 | 17:37

Lojtari i Kolumbisë, Jaminton Kampaz, është kërcënuar me jetë pasi humbi rastin e artë për t’i shënuar Zvicrës në minutën e 115-të. Goli i tij në Botëror mund të sillte edhe kualifikimin.

bandicam 2026-07-10 17-09-58-074

Në Botërorin e vitit 1994 ishte Andres Eskobar që shkaktoi një autogol, ndërsa Botërori zhvillohej pikërisht në Amerikë. Humbja 2 me 1 ndaj SHBA-së iu faturua pikërisht atij. Jo vetëm për shkak të autogolit, por Eskobar gjeti vdekjen me armë zjarri disa ditë më vonë jashtë një lokali në Medein.

“Infobae” tregon se Kampaz është kërcënuar, ndërsa kjo mund të vërehet edhe nga mesazhi i tij pas eliminimit. Padyshim që frika ekziston. Për këtë edhe mori vendimin drastik, që të mos përfshihej në fluturimin me ekipin për rikthimin në shtëpi.

“Që i vogël kam ëndërruar të mbroj ngjyrat e Kolumbisë, të dëgjoj himnin kombëtar, të përfaqësoj miliona njerëz dhe të shënoj një gol në një Kupë Bote. Sot mund t’i falënderoj vetëm Zotit që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Janë kujtime që do t’i mbaj me vete përgjithmonë.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin pranë nesh gjatë këtij Botërori, ata që besuan te ne, na mbështetën deri në minutën e fundit dhe nuk reshtën kurrë së besuari. Faleminderit edhe familjes sime, e cila ka qenë forca ime në çdo hap dhe ka qëndruar pranë meje si në momentet më të lumtura, ashtu edhe në ato më të vështirat.

Për gjithë vendin tim mund të them vetëm se e ndaj dhimbjen e këtij eliminimi. Edhe ne ëndërronim të vazhdonim përpara dhe e di mirë trishtimin që ndiejmë sot si kolumbianë. Më vjen thellësisht keq që nuk arrita t’ju dhuroj gëzimin që të gjithë prisnim, por dua ta dini se nuk na munguan kurrë përkushtimi, angazhimi dhe dashuria për këtë fanellë. Dhashë gjithçka kisha në fushë dhe do ta bëja sërish, një mijë herë, për vendin tim.

Futbolli përbëhet edhe nga momente të vështira. Sot na mbetet vetëm të mësojmë, të ngrihemi dhe të vazhdojmë të punojmë për t’u rikthyer edhe më të fortë.

Kolumbia ime, ju lutem të mos e humbasim kurrë respektin për njëri-tjetrin. Mund të mendojmë ndryshe, të ndiejmë zhgënjim apo trishtim, por asnjë pasion nuk e justifikon urrejtjen dhe të jetuarit me frikë”, ishte mesazhi i futbollistit dje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura