Vijoi edhe sot në ditën e 41-të protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetar deklaroi për News24 se Edi Rama nuk largohet dot nga pushteti se është marionetë dhe i shantazhueshëm nga ata që realisht kanë dosjet e aferave të tij.
Protestues: Vij për të njohur Edi Ramën. Me 5 pyetje. Desha të di që Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë kapur paparacët apo ka dashur vetë të dalë ashtu. Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lartë në afera dhe kompromise. Sa më lart aq më i kapur do jesh. Kush mund ta shantazhojë Edi Ramën se mund të ketë ngrënë edhe fëmijë. Tmerri i Edi Ramës janë ata që i dinë këto. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Vështirësia më e madhe është dinjiteti, baltosja. E urren kaq këtë popull sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar. Terror. Ai e urren këtë popull kjo është ashiqare. Sa herë vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë lek nga vjedhja e popullit, por edhe nga shpopullimi, nga sabotim. Nuk kemi ushtri, nuk kemi mjekëse, arsim. Ta katandisura, me strategji. Ai është peng për ti realizuar. Nuk tërhiqet dot se është marionetë. E patë në samitin e fundit si turfullonte. Atij vetëm epshe i kalojnë në trup.
© Panorama.al












