Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar me ironi ndaj kryeministrit Edi Rama pas pamjeve nga samiti i NATO-s në Ankara, ku sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur i lënë vetëm nga liderët e tjerë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video nga samiti, duke ironizuar qëndrimin e Ramës dhe duke e cilësuar atë si “kloun”.
“Kur bëhesh kloun, edhe këtë e ke pak!”, shkruan Berisha, duke shoqëruar reagimin e tij me pamjet nga takimi në Ankara.
Sipas pamjeve të publikuara, Rama shfaqet i ulur në tryezën ku kanë qenë të ulur edhe liderë të tjerë, ndërsa pas tij duket presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa bisedon me liderë të vendeve anëtare të Aleancës, i rrethuar nga truprojat e tij.
© Panorama.al












