Vijoi edhe sot protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë Rama.
Një protestues i bëri thirrje nxënësve dhe studentëve që kanë marrë mesazh të shkojnë te koncerti i Kanye West, të bojkotojnë.
Ai u shpreh se përderisa qeveria po vepron kështu do të thotë se stadiumi paska vende bosh dhe protesta ia ka arritur qëllimit.
Protestuesi: Fakti që qeveria na thirri koncert dhe ne nuk shkuam bashkangjitur që kanë dalë mesazhe që mësueset po i kërkojnë nxënësve të shkojnë në koncert do të thotë se ka shumë vende bosh në koncert. Kanë një listë të madhe vende bosh që duan ta mbushin me atë 4 mln euro. Nxënës dhe studentë që jeni ftuar të jeni atje, protesta po kërkon për ju bursa, qeveria po jep për ju bileta. Nëse shkoni atje do jeni shumë më keq se ata që shitën votën për një thes me miell. Siç të gjithë ne që kemi gënjyer për të mos vajtur në shkollë, sot është koha për tju thënë mësuesve jemi sëmurë, pa qejf edhe bëni mungesën më të bukur që keni bërë ndonjëherë.
© Panorama.al












