E moshuara nga Saranda përlotet para protestuesve: I kam pronat me certifikatë, nuk m’i jep gjykata! Pensioni nuk më del as për ilaçe, nuk kam nge të shkoj në gjyqe dhe polici

Jul 10, 2026 | 20:42

Pjesë e protestës së 41-të ishte dhe një e moshuar nga Saranda e cila u përlot para protestuesve lidhur me pronat e saj.

nena

Ajo u shpreh se pronat i ka me certifikatë, ndërsa gjykatat dhe prokuroria nuk ia njeh ato.

E moshuara shton se në këtë moshë me pension të ulët nuk ka më nge të kërkojë zyrave të shtetit pronat e saj.

E moshuara: Kam ardhur për një problem. Kam 5 vjet që luftoj në gjykata, e kam pronën me certifikatë nuk ma jep gjykata. I kam emra e gjykatësve policive vete dhe nuk më përdorin si njeri, por si kafshë. Ky është shteti jonë. O popull i nderuar aman me këtë shtet të ikë dhe të zhduket nuk kemi nge të shkojmë te zyrat e shtetit. Nuk na japin të drejtat. Përse luftojnë atje, populli vuan si qeni. Jam një pensionistë, nuk më del as për ilaçe. Jam me zemër, veshka. Vij vërdallë në polici, gjykata. Dorëheqje.

© Panorama.al

Te lidhura