Mario Gila është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Kuqezinjtë e kanë prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2031 pas testeve mjekësore.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar që lindi në Barcelonë, por doli nga akademia e Realit. Fakt është se Milani shpenzoi plot 30 milionë euro për ta transferuar nga Lacio.
Igli Tare këmbënguli që në verën e kaluar për Gilën, pasi rezultoi edhe zbulimi i tij te Lacio në vitin 2022. Transferimi te Milani u bë i mundur vetëm në këtë merkato.
Amorim vazhdon të punojë me grupin. Milani ndërkohë po tregon se investimet nuk do mungojnë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











