“Poshtë qeveria!”- Protestuesja nga diaspora: SPAK, mos ndaloni! Rama në burg, Belinda në burg, Berisha në burg

Jul 10, 2026 | 20:37

Një protestuese nga diaspora ka marrë fjalën në protestën e 41-të para Kryeministrisë, duke u shprehur se kjo lëvizje ka një rëndësi të madhe për t’i treguar botës se populli vendos.

E reja tha se synimi i qytetarëve që protestojnë është një vend ku institucionet të fokusohen te shërbimet publike, zhvillimi, ku qeveria investon në shëndetësi, në arsim, etj.

Në vijim, ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë hetimet, ndërsa përsëriti thirrjet “Rama në burg, Belinda në burg, Berisha në burg”.

Protestuesja nga Diaspora: Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për t’i treguar të gjithë botës që populli vendos. Ne duam një Shqipëri të re, ku qytetari ka të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi si ai i pasuri.

Një Shqipëri të re dhe të drejtë, ku qeveria investon në shëndetësi, në arsim, në bujqësi, në kulturë dhe mbron natyrën tonë.

Dhe SPAK, ju lutem, mos ndaloni as për një moment. Rama në burg, Belinda në burg, Berisha në burg. Shfuqizoni ligjin 21/2024. Poshtë qeveria!

© Panorama.al

Te lidhura