Mesazhi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë: Viza juaj amerikane mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

Feb 10, 2026 | 14:08

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një mesazh, duke thënë se viza amerikane mund të anulohet nëse në SHBA arrestoheni për disa vepra penale.

ambasada amerikane-US embassy

Me anë të një postimi, ambasada thekson se një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Screenshot_1

© Panorama.al

Te lidhura