Mesazhet për luftën kundër krimit dhe drogës, Spiropali: Partneriteti SHBA-Shqipëri, i qartë si drita e diellit! Sazani projekt serioz, s’ka falje tokash

Jan 19, 2026 | 11:28

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u pyet edhe për mesazhet e vazhdueshme që ka përcjellë ambasada e SHBA ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. 

elisa spiropali (1)

Sipas ministres, partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë është i palëkundur dhe i qartë si “drita e diellit” dhe se mesazhet e sekretarit Marco Rubio nuk i referohen vetëm Shqipërisë, por të gjithë vendeve që po përballen me problematika të tilla.

Me spekulimet politike, shtoi Spiropali, nuk mund të vijohet gjatë, duke iu referuar opozitës dhe akuzat e saj kundrejt qeverisë për raportet me amerikanët.

“Në asnjë moment sekretari Rubio apo të tjerë nuk i janë referuar Shqipërisë, që sigurisht nuk përjashtohet nga fenomene të tilla, por për të cilin nuk mbajnë përgjegjësi as shqiptarët, as autoritetet në vende të tjera ku ato shfaqen, ashtu si të gjithë shtetet e tjera kanë sfidat e tyre për luftën kundër krimit, trafikut të drogës. Etj.

Ajo që është e qartë dhe besoj si drita e diellit është që SHBA dhe Shqipëria kanë partneritet të fortë strategjik, që nuk është lëkundur, dhe siç po e shihni edhe nga kjo ftesë, sigurisht që ky partneritet është i palëkundur dhe prioritetet së SHBA sa i takon pjesës që duhet të bëjmë janë edhe prioritetet tona.  Të tjerat janë spekulime politike që mund të rrohet përkohësisht por nuk mund të krijohet alternativë e besueshme dhe e qëndrueshme. “, tha ajo.

Po ashtu, ajo u pyet edhe për projektin e Jared Kushner në Sazan, teksa tha se është një projekt serioz dhe se nuk ka të bëjë me falje tokash. Sipas saj, as administrata amerikane nuk pret që një gjë e tillë të ndodhë në vend.

“Ivanka Trump, jo vetëm familja e presidentit por të gjithë qytetarët shqiptarë janë të mirëpritur. Nuk ka plan as për falje tokash as për dhënie të territoreve shqiptare,. As SHBA as Trump dhe as familja e tij nuk pret që Shqipëria të falë toka. Ka projekte serioze zhvillimore dhe jemi krenar për to, si për programe e projekte të tjera.”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura