VIDEO/ Mbyllet me turp për Serbinë, Anglia i mposht dhe ankohen menjëherë pas humbjes në “Wembley”

Nov 13, 2025 | 22:42

Ëndrra për një mrekulli te Serbia merr fund. Anglia i ka mposhtur me rezultatin 2-0 në stadiumin “Wembley”.

angli

Saka në pjesën e parë Eze në minutën e fundit të kohës së rregullt, i dhanë fitoren vendësve. Anglia nuk ka pësuar asnjë gol në këto kualifikuese, ndërsa ndeshjen e fundit e luan me Shqipërinë në Tiranë.

Serbia e mbyll me turpin Grupin K, teksa ka aktualisht 4 pikë më pak se Shqipëria.

REZULTATI LIVE

ANGLI 1-0 SERBI

28′ Saka

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja, Anglia fiton me rezultatin 2-0. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ GOOOL! Eze i jep avantazhin e dyfishtë Anglisë. Mbyllet çështja e kualifikimit. (VIDEO)

86′ Eze humbet rastin e artë për të mbyllur ndeshjen tek Anglia. Rajkoviç dhe traversa shpëtojnë Serbinë. (VIDEO)

85′ Rast tjetër për Serbinë. Vlahoviç flirton me golin. (VIDEO)

81′ Serbia humbet rastin më të mirë të ndeshjes. Samarxhiç flirton me golin. (VIDEO)

75′ Foden mund të kishte mbyllur ndeshjen, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë. Krosim perfekt i Henderson, që nuk shfrytëzohet si duhet. (VIDEO)

62′ Serbia humbet rastin e artë për barazimin. Vlahoviç nuk shfrytëzon rastin në zonë duke tentuar golin me finte. (VIDEO)

51′ Goditja e Rashford nga jashtë zone devijohet nga Kejn. Rajkoviç rinis topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa me rezultatin 1-0 për Anglinë.

bandicam 2025-11-13 21-36-31-916

45+1′ Roxhers tenton një gol me kokë, por topi përfundon jashtë. Drithërima te Serbia. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Terziç futet si duhet në zonën e Anglisë. Goditja e tij devijohet në këndore. (VIDEO)

42′ Herri Kejn pranë golit tek Anglia. Goditja e tij me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)

41′ O’Rajli tenton të fusë një top në zonë, por topi ndalet nga shtylla. Këndore për Anglinë. (VIDEO)

35′ Rashford tenton portën, pasi më parë ishte tallur me prapavijën e Serbisë. Gjyqtari akordon faull në favor të Iliç. Ky i fundit largohet i dëmtuar. (VIDEO)

28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit. (VIDEO)

25’ Rast i mirë për Anglinë, por Rajkoviç kontrollon pa problem. Ishte Rashford që provoi. (VIDEO)

19′ Saka provon nga brenda zonës, por goditja e tij është larg kuadratit. (VIDEO)

17′ Gjyqtari akordon prekje të topit me dorë nga ana e lojtarëve serb. Te Serbia pretendojnë për të kundërtën në zonën e Anglisë. VAR konfirmon vendimin që nuk ka penallti. (VIDEO)

5′ Vlahoviç shkëputet mirë, por në fund bllokohet nga Konsa. Serbia fiton goditje këndi. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në “Wembley”.

FORMACIONET ZYRTARE

sdffdsdfsfdsfdsfdssfdfsd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura