Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit/ Ndërron jetë në spital miku i tij, Muçi Shaljani! Efektivi i AMP-së u qëllua me 2 plumba në kokë dhe 8 në trup

Nov 15, 2025 | 8:22

Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit mesditën e 11 Nëntorit, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej në intubim.

Muçi-Shaljani-Sheqeri1
Muçi Shaljani Sheqeri

40-vjeçari sapo ishte kthyer nga Barcelona së bashku me mikun e tij Gilmando Dani (krahu i djathtë i Emiljano Shullazit) kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash tek rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit.

47-vjeçari Gilmando Dani, pasgjer në automjetin tip Benz, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Gilmando Dani
Gilmando Dani

Ndërsa efektivi i AMP-së u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën, pasi ishte qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilave në kokë.

Por, Muçi Shaljani alias Sheqeri nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën gjatë natës (15 Nëntor).

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, informuan blutë.

VIDEO E ATENTATIT

Si ndodhi atentati

Atentati ndodhi të martën e 11 nentorit në dalje të aeroportit të Rinasit, një zonë e populluar dhe me prani të shumtë të forcave të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Gilmando Dani u ekzekutua në makinë, ndërsa Muçi Shaljani efektiv i AMP, 40 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë sot, 4 ditë pas atentatit mafioz.

Krimi ndodhi rreth orës 14:20, kur makina me të cilën udhëtonte Gilmando Dani u qëllua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Kush ishte Gilmando Dani 

Gilando Dani ka rekorde të hershme kriminale dhe njihet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Emiljano Shullazit, një personazh i krimit të organizuar. Ata u dënuan së bashku në nëntor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për zhvatje pasurie, kërcënim dhe grup të strukturuar kriminal.

Dani u dënua me 12 vjet burg dhe u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024 pas përfundimit të dënimit. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dani u dënua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka. Ndërkohë, grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka.

Arsenali i armëve

Një arsenal armësh u zbulua në Fushë Krujë ditën e djeshme (14 Nëntor) vetëm tre ditë pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dano dhe Muçi Shaljani.

Banesa në fshatin Zall rezulton në pronësi të 48-vjeçarit Ylli Zalla dhe nga aty ka dyshime se doli makina “Toyota” me autorët e atentatit mafioz në Rinas.

Policia sqaroi se Ylli Zalla, 48-vjeç u shpall në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve në banesen e tij policia gjeti:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

ylli zalla arsenal armesh nikel atentati rinas banese
Ylli Zalla

Kush është Ylli Zalla

Ylli Zalla, është një person me precedent penal, i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse.

Ai ka qenë i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Ndërkohë ka kërcënuar me jetë dhe ish pronarin e fabrikës së çimentos. Ngjarje e ndodhur gjithashtu përpara disa vitesh.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 11.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura