Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, nga ku raportohet se dy persona kanë mbetur të vrarë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
Nga të shtënat mësohet se është qëlluar me plumb Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç.
Gjithashtu është qëlluar edhe shtetasi Armando Pali, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Viktimë ka mbetur edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi). Ky i fundit u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Plumbave nuk i ka shpëtuar as një kamariere në lokal, e cila mbeti e plagosur lehtë.
© Panorama.al













