Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohen të martën në Uashington, njoftoi sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Më herët, presidenti ukrainas deklaroi se Kievi goditi një kompani të industrisë ushtarake në qytetin rus Kirov, e cila prodhon komponentë për avionë dhe sisteme raketore që përdoren në sulmet kundër Ukrainës.
Zelensky bëri të ditur gjithashtu se është goditur edhe një objekt nafte, rreth 1.350 kilometra larg, ndërsa foli edhe për sulme të suksesshme ukrainase ndaj objekteve logjistike ruse, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Më e rëndësishmja është se operacioni kundër objekteve logjistike ruse, të cilat furnizojnë ushtrinë pushtuese me komponentë për mjete ajrore pa pilot (dronë), pajisje navigimi dhe pajisje ushtarake, është në zhvillim”, theksoi Zelensky në një postim në Telegram.
© Panorama.al












