Zbardhen porositë e Edi Ramës për deputetët e PS-së: Duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë

Nov 5, 2025 | 20:41

Janë zbardhur porositë e kryeministrit Edi Rama në takimin e thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste.

edi rama

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeministri kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

Po ashtu, mbledhja u mbajt pak ditë pas marrjes të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, e cila gjithashtu është drejtuese politike e zgjedhjeve në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.

Po ashtu, paraditen e sotme ai mbajti edhe një konferencë për shtyp me ambasadorin Gonzato, ku ndërpreu konferencën pasi nuk donte pyetjet për dosjen e Ballukut.

Balluku në selinë rozë
Balluku në selinë rozë

Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE, por pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.

Ndërkohë, gjatë ditë së sotme janë publikuar edhe pjesë nga dosja e SPAK ndaj Ballukut, ku janë zbuluar komunikimet e saj me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.

Nga bisedat e shkëmbyera mes ministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, zbulohet se si Belinda Balluku manipuloi kriteret për tenderin e Llogarasë.

LEXO EDHE:“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim

 “Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë” -Zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin! Ministrja e Infrastrukturës: Mbylleni sot me urgjencë! Si u manipulua tenderi për Llogaranë

 Zbardhen përgjimet, si e “bleu” Belinda Balluku deputetin e Lulzim Bashës, porosia për Evis Berberin: Do të marrë Arbri, e kemi patriot! Do të pyes për dy toka në Vlorë!

 “Do vijë Plaku i ASL?”- “Gjallë e ka akoma nënën?”- Ironia e Ballukut me Berberin! Si u organizua takimi me pronarët turq që fituan garën për Llogaranë: E hapën kompaninë? Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”!

“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë

“Në darkë o zemër!”- Zbardhen përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë, tek shkalla H! Çfarë ndodhi të nesërmen me tre turqit!

PËRGJIMET- Si i manipuloi Belinda Balluku kriteret për tenderin e Llogarasë! Berberi e nxjerr zbuluar: Na e kërkoi Pëllumbi, pas takimit që zhvilloi me ty!

“Marrëdhënia jonë ka kaluar ulje e ngritje, por…”- Zbardhen komunikimet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit para se ta emëronte drejtor të ARRSH-së! Ministrja: Po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, mos më zhgënje

© Panorama.al

Te lidhura