Në një pjesë të dosjes hetimore që po shqyrton SPAK, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe bashkëpunëtorit të saj, Evis Berberi.
Nga bisedat zbulohen diskutime lidhur me procedura administrative dhe menaxhimin e detyrave.
Në një nga bisedat, Balluku i thotë Berberit “kur do ta hapësh Llogaranësë së plasa”.
Ndërsa në një tjetër moment, konkretisht në datën 28.05.2021, në orën 15:03, Balluku i dërgon Berberit një mesazh më të gjatë, duke i kërkuar që të jetë sa më shumë hermetik.
Ky ishte edhe momenti, kur Balluku emeroi Evis Berberin si kreun e ARRSH, duke i kerkuar qe te mos e zhgenjente.
“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and downs shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… Dua ta marrësh shumë seriozisht, të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tende profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin.”
Pjese nga dosja
Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.
Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.
Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.
Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”
© Panorama.al












