Mijëra qytetarë të pranishëm në protestë kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike dhe kritike ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijojnë kërkesat e tyre për dorëheqje.
Në disa prej pankartave janë përdorur meme, si: “O Rame i mbarove qokat”, ndërsa në foto shfaqet kryeministri duke u ndarë para disa prej zyrtarëve të lartë të BE.
“Qysh u katandisa kështu mo i bëfsha naftën“, shkruhet në një tjetër meme, ku Rama shfaqet i dorëzuar para protestuesve.
Ndërsa në një tjetër pankartë ironizohet me pamjen e saj ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku: “Sa i kushtoi buxhetit restaurimi i ‘tunelit’ të Lubisë?!”
© Panorama.al























