Pjesëmarrësit në protestën qytetare teksa marshuan në rrugët e Tiranës u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen, duke theksuar se do të vijojnë mobilizimin deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje “Bashkohuni me ne”, “Çohuni nga kafja”, ndërsa protestuesit ftonin qytetarët që t’i bashkoheshin tubimit.
Një tjetër slogan që u përsërit vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, duke e cilësuar këtë si kërkesën kryesore të protestës.
© Panorama.al











