FOTOLAJM/ Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner kalojmë muajin e mjaltit në Itali! Puthje dhe momente romantike mes tyre në det

Jun 14, 2026 | 17:58

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj Callum Turner po shijojnë ditët e para të martesës në një muaj mjalti luksoz në Itali, ku çifti është parë në momente tejet romantike në det.

Callum Turner dua lipa (8)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, 30 vjeçe, dhe aktori 36 vjeç, po qëndrojnë në hotelin luksoz “San Domenico Palace” në Taormina, pranë Catanias, pas një dasme madhështore të mbajtur në Palermo, ku morën pjesë edhe shumë emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar.

Në fotot e reja të publikuara, çifti shfaqet i pandarë dhe shumë i dashuruar, teksa shijojnë diellin e Siçilisë. Ata janë fotografuar në det mbi një platformë lundruese, ku nuk i ndajnë për asnjë moment përqafimet dhe afeksionin ndaj njëri-tjetrit.

Callum Turner dua lipa (10)

Në një nga imazhet, Dua Lipa shihet mbi bashkëshortin e saj duke shkëmbyer një puthje pasionante, ndërsa Callum Turner e përqafon dhe nuk i kursen gjestet e dashurisë. Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me linjat e saj në një bikini ngjyrë argjendi.

Callum Turner dua lipa (9)

Çifti është parë gjithashtu duke u parë në sy për minuta të tëra, me Dua Lipën që i mban duart në fytyrën e partnerit, ndërsa Callum Turner e mban të përqafuar nga mesi.

Në disa momente, këngëtarja e hitit “One Kiss” është parë e entuziazmuar mbi platformën lundruese, ndërsa më pas relaksohet pranë bashkëshortit të saj.

Dua ka spikatur edhe me pamjen e saj verore, duke mbajtur bikini dhe një bandana bardh e zi në kokë.

Callum Turner dua lipa (6)

Çifti po qëndron në një prej hoteleve më luksoze në Siçili, me një kosto rreth 4 mijë paund për natë. Ditët e fundit ata janë parë gjithashtu duke shëtitur dorë për dore në qytetin piktoresk të Taorminës. Hoteli ku po qëndrojnë është bërë i njohur edhe nga seriali i HBO “The White Lotus”, falë vendndodhjes spektakolare mbi shkëmb dhe pamjes mahnitëse nga vullkani Etna.

Callum Turner dua lipa (7)

Dasma e çiftit u zhvillua fundjavën e kaluar në një ceremoni madhështore në një vilë historike në Bagheria, ku morën pjesë një sërë emrash të njohur të muzikës dhe kinemasë ndërkombëtare. Mes të ftuarve ishin edhe Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Grace Gummer, Mark Ronson dhe Charli XCX, të cilët ishin pjesë e festimeve të shumta disa ditore.

Raportohet se disa nga të ftuarit kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti për të ruajtur privatësinë e dasmës luksoze.

Gjatë ceremonisë, Elton John ka interpretuar për çiftin këngën e tij të famshme “Your Song”, duke krijuar një nga momentet më emocionale të mbrëmjes.

Callum Turner dua lipa (8) Callum Turner dua lipa (5) Callum Turner dua lipa (4) Callum Turner dua lipa (2) Callum Turner dua lipa (1)

Callum Turner dua lipa  (2) Callum Turner dua lipa  (3) Callum Turner dua lipa  (4) Callum Turner dua lipa  (5) Callum Turner dua lipa  (6) Callum Turner dua lipa  (1)

Callum Turner dua lipa (3)Dua Lipa (4)Dua Lipa (3)

© Panorama.al

Te lidhura